|
 AlbRAP: Përshëndetje Eki, për fillim një info të shkurtër për veten tuaj?
Ekrem Gj: Përshëndetje edhe për juve, Un jom Ekremi, i lindun n'Prishtinë e i ram n'Nju Jork, ku punoj e jetoj e tonat t'zezat AlbRAP: Pse tana t'zezat tan ajo fam, tana ato fansa pas vetit dhe një intelegjenc?
Ekrem Gj: Paj, tona t'zezat se jeta n'gyrbet osht pak e zorrshme se s'ki njerz k'tu, që e folin t'njejtën gjuhë e osht pak zorr kur met keq, duhesh mu gjind tulifar mënyre. E sa per rep, repi osht rep, s'ka fort lidhje me jetë... AlbRAP: Ekrem Gj nji ndër repererat par që ke dessirat në shqiptari, si e ndjen veten tash?
Ekrem Gj: Veten e nij si reper t'pjekun që priton mu marr me zanatin e vjetër (dmth. dissat). Kom shum projekte t'kryme, t'gjysëm-kryme që duhet mi plasu n'treg e po nihna shum mire me kualitetin e punës që e boj unë edhe t'gjith Infusa/Infinit e krejt bashkpuntort tonë. AlbRAP: Mendon që ty je ai, që i nxite shqiptart tjer dhe i msove qka osht dissi ku nbiografin tone thuhet qe eki, u dha nji mundësi ma të mir reperave tjer për tbo emër si dhe producentve? Ekrem Gj: Nuk menoj qe jom Ai reper që i nxita shqiptart mu marr me dissa por definitivisht jom njo ndër t'part që kom pas mas shumti sukses me dissa që masnej m'kan ngrite n'muzikë ma serioze.
AlbRAP: Eki i është larguar Dissave, dhe nuk meret më me kët pun, kemi dëgjuar një këng të themi një diss, ku e ke bër një komplot nga gjith dissat e tu, dhe ke formuar nji diss e bëre për tju pergjigjur dissit që u është gjuajtur juve apo vetem për qefin tënd?
Ekrem Gj: Haha, puna me Bujën a? Nuk kom vakt për dissa un' edhe ajo u kon ni miksim i dissave t'mi veq me kallxu që s'kom kurgjo qka shtoj mo n'kit punën e dissave edhe osht zorr me m'shti mi ju përgjegj me diss t'ri. Muj me thon që përgjegja u kon ma shum për me ilustru poentën që i kom lon dissat sesa për qef tem apo me njoft ekzistencën e Bulit si reper.
AlbRAP: infusa me "Shqip-Hop" dhe Infinit me "vol.2" ku para disa javësh ki kolazh është publikuar Demo e keni ndërmend ty organizoni një koncert këti kollazhi të mrekullushëm? Ekrem Gj: Infusa e ka albumin "Shqip-Hop" t'gatshëm e Infinit Records, shtëpia motër e jona, e ka kollazhin "Infinit Lab Vol. 2" i cili do t'del këto dit n'treg. Jemi shum krenar për të 2 kta albume edhe definitivisht do t'ket koncerte e promovime e t'gjitha evenimentet e mundshme.
AlbRAP: Ekremi nuk e ka n'jet mo me ndjek rrepin, dhe ka fillu të meret edhe me binzes, do të thot kjo që N'shqiptari ende skrin punë repi, po tallavaja?
Ekrem Gj: Ekremi ma perpara u marr me biznes se me rep po biznesi jem s'ka lidhje me muzikë. Repi osht veq qef mi bo vetit, s'ka as pare as ardhmëri n'to (spaku n'te ardhmen e afërt). E sa për tallava, hallall ju koft atyne që mjelin pare pi tallavas se e kan bashkdyzu paren edhe qefin.
AlbRAP: A ishte mar Eki si producent, nëse do ty jepet ndonji mundësi, që të bëj diqka popullore ose tallava, nëse të ishte ofru kjo gjë a e kishe pranu? Ekrem Gj: Definitivisht, me gjith qef isha hi n'muzikë folklorike po i vetmi sen që m'nal osht koha që s'e kom edhe aftsite e mjaftushme për at zhaner muzikor.
AlbRAP: Për Ekin ka ma shum rëndsi Lirika, se sa zëri i ty n'këng, a vazhdon ende i njejti mendim dhe si arin Eki të pasuroj një fjalor të ty, me jetes ne New York, dhe me biznes? Ekrem Gj: Per mu randsin ma t'madhe e ka lirika. Mas lirikës vjen interpretimi, zoni, instrumentalli, etj. Po nëse nuk ki lirike, nuk t'ngoj me vemendje. E për pasurim t'fjalorit, une ushqehna n'jete t'përditshme...
AlbRAP: A kishte bo Ekremi një feat, poqese i ishte ofruar nga Rebeli apo nga Bloody Alboz, duke mendu qe dy liricent mund të bojn, diqka të mahnitshme?
Ekrem Gj: Ekremi gjith i ka mirëprit bashkpunimet me repera që kan arrit diqka n'rep. I vetmi sen osht që duhna me njoft reperin paraprakisht ose me pas dikush qe garanton qfar njeri osht. Unikatilin s'e njoh personalisht e as s'njoh najkon që e njeh personalisht.
AlbRAP: Ekrem mundësisht nese nuk jeni lodhur nga pytjet që ju kemi bër, të na flitni edhe për Prjektet e juaja?
Ekrem Gj: Projektet qe jom tu punu n'to jon albumi "Shqip-Hop" i cili osht kompilacion i kongëve prej antarve t'Infusa Music (A-Link, K.O., Fattos Locos) si dhe bashkpuntorve (Da Ghost, Qoppa, Big Bossidy), edhe albumi i pamvarrun "Prishtina Thërret" t'cilin jom tu e punu individualisht. Albumi "Shqip-Hop" del n'treg me vone këte verë e "Prishtina Thërret" do t'publikohet n'internet si t'kryhet. Ky i fundit osht album qe ka me ngrite standardin e liricizmit Shqiptar.
AlbRAP: Ju falemenderit që gjetët pak koh për tju përgjigjur pyetjeve tona për më shum info në webin Personal te Ekremit http://ekremgj.com
Ekrem Gj: S"ka përse e faleminderit edhe juve për intervisten e përshëndetje për gjith lexuesit edhe dashamirt e hip-hopit Shqiptar.
|